Celebrities Gossip Showbiz

A do të jetë bashkëshorti i saj me të në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Olta Gixhari jep përgjigje!

Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Ditën e sotme Olta ka zhvilluar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit i kanë drejtuar pyetje të ndryshme e disa prej tyre aktorja u është përgjigur. E pyetur nëse bashkëshorti i saj do të jetë me të në premierat e filmit, Olta u përgjigj:

Nuk besoj se do të jetë në premier sepse nuk do të jetë fytyrë publike po përpiqemi shumë për këtë vetëm kur e shofim veten çift viral nëpër aeroporte unë qesh por Dori u bë tym…

Tashmë, “Në kuadër të dashurisë” është më afër se kurrë. Traileri zyrtar do të shfaqet këtë javë dhe po ashtu do të dalin në shitje biletat për të ndjekur filmin në sallat e kinemasë. Pra, tregohuni të vëmendshëm!