Celebrities Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

A është ende turp të flasësh për menstruacionet?! Fatma Haxhialiu tregon gjithçka rreth fushatës “Lets talk period”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu për të na folur më shumë rreth fushatës së quajtur “Lets talk period”. A është ende turp të flasësh për mentruacionet?

Nuk shkon dot të blesh pecetë higjienike tek supermaketi i lagjes se akoma t’i mbulojnë me gazetë. Unë mendoj se nuk ka asgjë për turp dhe ndrojtje. Në momentin që vajzës i vjen cikli menstrual quhet se ajo tanimë është gati biologjikisht për të prodhur dhe këtu lind i gjithë turpi. Vajzat 10 vjeçe të cilat ju vjen cikli menstrual thuhet se janë gati për t’u martuar.

Si nisi e gjithë kjo nismë për Fatmën?

Mua më erdhi një ftesë nga GIZ, nga Lira Burgija, më merr në telefon dhe më thotë që kam një projekt, kam menduar të jesh ambasadorja e fushatës dhe menjëherë sa e dëgjova isha dakord dhe entuziaste. Mendoj që është e rëndësishme të zhdukim stigmën e gabuar rreth mentruacioneve, informimi nga ana tjetër është arma më e fortë. Ka shumë rëndësi të dish për lirinë e trupit tënd sepse që aty nisin tabutë e para. Nga e gjithë eksperienca ime kam kuptuar që këtu fillon dhe ftohja e madhe e vajzës me mamanë e saj duke mos pasur informacione. Në momentin kur bën hapin për të kaluar nga fëmijë drejt një zonjushe është e rëndësishme që mamanë ta kesh afër, mësuesen, psikologen e shkollës gjithashtu që të të bëjnë të kuptosh se çfarë po ndodh me trupin tënd.

Shumë vajza kishin histori traumatike. Besoj që është stigma që i është bërë përherë trupit të gruas. Mamatë që unë kam folur shprehen se: ‘tani ajo është grua, nuk duhet të dalë të luajë’. E lidhin me konceptin që është rritur ndërkohë që ajo është vetëm 10-vjeçe. Duhet të nisi informimi që në shkollat 9-vjeçare. Vajzat e shkollave në 2021 ishin të detyruara të rrinin në shtëpi kur ishin me cikël menstrual sepse nuk kishin kushtet optimale në tualetet e shkollave. Që nga këtu nis pabarazia gjinore, sepse ke një vajzë që detyrohet të humbasë shkollën vetëm për këtë fakt.