Celebrities Gossip Showbiz

A i ka sjellë ndonjëherë probleme diferenca e moshës me bashkëshortin? Flet Adelina Tahiri

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri është martuar me avokatin maqedonas Serjozha Markov, me të cilin ka disa vite diferencë në moshë. Madje lidhur me këtë çështje ajo shumë herë është paragjykuar, por gjithmonë ka treguar se është shumë e lumtur dhe e dashuruar në lidhjen me Serjozhën.

Së fundi, një ndjekës e pyeti “Diferenca ne moshe ne cift sjell debate? Apo t’lejon te llastohesh me shume? Pozitive/Negative?”.

Këngëtarja tha se nuk e ndjen fare diferencën në moshë me bashkëshortin, madje e sheh si gjë pozitive, për shkak se një burrë më i pjekur në moshë, e vlerëson më shumë një femër.

Te jem e sinqert une aspak nuk e ndjej diferencen edhe pse e kemi! Ndjehesh me e Respektuar, vleresuar! Sepse nje burr me nje mosh te pjekur kur dashurohet din ta vlersoj femren dhe ta trajtoj me ndryshe! Ne kte jam e bindur! Un ndjehem me e dashuruar dhe e dashur se kurr! Kte fat do ja deshiroja cdo femreje! Ne jemi 7 vite te plota bashk per 8 dhe cdo dite duhemi sikur diten e pare! Po une besoj se rezultati eshte vetem pjekuria e tij! Dhe vetebesimin qe e kemi te dy! -ishte përgjigja e saj.