Lifestyle

A ndihet qenushi juaj i sigurtë kur qëndron në diell? Ja si mund ta mbroni atë!

Teksa vera po afron shumë prej nesh po mendojnë për mbrojtjen nga dielli. Por kjo gjë nuk ka lidhje vetë me ne dhe familjarët tanë, të gjithë duhet mbrohen madje edhe qenushët. Dielli mund të ndikojë në mirëqenien e tyre në një sërë mënyrash të ndryshme, të tilla si ndikimi tek putrat e tyre delikate të cilat ekspozohen më shumë dhe janë më në kontakt me trotuaret dhe asfaltin e nxehtë. Për fat të mirë, ekspertët janë mbledhur për të ndihmuar që qeni juaj të jetë i sigurt dhe i lumtur në diell këtë verë.

Specialistët e qenushëve të ProDog Raw; Alison Frost, eksperte e ushqimit të tyre dhe Kamal Fernandez kanë hartuar një listë me këshilla për të ndihmuar në mbrojtjen e qenit tuaj kur del në diell.

1. Mos harroni, disa qen ‘luftojnë’ më shumë me vapën

Sipas ekspertes, Alison Frost, disa qen janë më të ndjeshëm se të tjerët. Alison është shprehur se:

Është e rëndësishme të theksohet se, si me njerëzit edhe disa qen natyrisht që ‘luftojnë’ më shumë se të tjerët në vapë. Qentë e shkurtër, për shembull kanë fytyra që duken të sheshta, që do të thotë se kanë vrimat e ngushta të hundës, rrugët e frymëmarrjes më të vogla dhe natyrisht do ta kenë të vështirë të marrin frymë në mjedise më të ngrohta dhe më të lagështa; nëse jeni pronar i një qeni bulldog, kavalier King Charles spaniel, ose disa të tjerë të ngjashëm. Ndërkohë, këlyshët do të luftojnë më shumë në vapë sesa qentë e rritur, së bashku me ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe qentë që janë mbipeshë. Këta qen thjesht nuk e tolerojnë nxehtësinë në mënyrë efektive. Nëse keni një qenush, sigurohuni që ata të flenë brenda në një zonë të freskët dhe me hije.

2. Kini gjithmonë ujë në dispozicion

Disa nga mënyrat më të rëndësishme për të ndihmuar qenin tuaj të qëndrojë i sigurt dhe i shëndetshëm në diell janë më të dukshmet. Për shembull, Kamal Fernandez thotë se uji duhet të jetë gjithmonë në dispozicion. Nëse jeni duke pushuar në diell, sigurohuni që të keni një tas qensh të mbushur me ujë afër.

3. Ushqeni me ushqim të ftohtë dhe të papërpunuar

Këshilla më e rëndësishme e Alison është të ushqeni qenin tuaj me ushqim të papërpunuar dhe të ftohtë në një mot kur temperaturat janë shumë të larta.

Ka më shumë lagështi në mishin e papërpunuar që do të thotë se ndihmon për të hidratuar qenin tuaj nga brenda. Është dukshëm më hidratues dhe freskues, ndërkohë që plotëson të gjitha nevojat e proteinave të qenit tuaj për të ushqyer dhe për t’ju dhënë energji. Ju gjithashtu mund të vini re se oreksi i qenit tuaj zvogëlohet nga nxehtësia. Kjo është krejtësisht normale dhe, fatmirësisht, është diçka që ushqimi i ftohtë dhe i papërpunuar ndihmon për ta trajtuar, është freskues, jo i rëndë për t’u ngrënë.

4. Blini tapetë dhe xhaketa ftohëse

Tapetët e vegjël dhe xhaketat ftohëse mund ta ndihmojnë shumë qenin tuaj të ftohet në diell. Në mënyrë të ngjashme, nëse po kërkoni një alternativë të lehtë dhe të shpejtë, përdorni peshqirë të lagur për të rifreskuar. Në lidhje me këtë Kamal tha se:

Ju mund ta vendosni qenin tuaj të shtrirë në një peshqir të lagur ose ta mbuloni me të, sido që të jetë, kjo është jashtëzakonisht e ftohtë.

5. Ecni herët gjatë ditës ose vonë në mbrëmje

Kamal thotë se është e rëndësishme të shëtisni qenin tuaj herët gjatë ditës ose vonë në mbrëmje, për të shmangur periudhat e nxehta.

Shëtitja e qenit tuaj në vapë do t’i bëjë ata të ndihen të acaruar dhe ndoshta të frustruar; ju mund të mendoni se ata janë të këqij kur, në fakt, janë shumë të acaruar nga vapa. Duke ecur gjatë periudhave më të ftohta të ditës, ata mund ta shijojnë këtë ushtrim pa u mbinxehur.