Gossip Showbiz

Adele zyrtarizon më në fund divorcin pas dy vitesh ndarje!

Këngëtarja e famshme Adele dhe ish-bashkëshorti Simon Konecki më në fund kanë finalizuar marrëveshjen e divorcit, pas pothuajse 2 vjet nga njoftimi për ndarje. Këngëtarja britanike dhe bashkë-themeluesi i “Life Water”, njoftuan prishjen e lidhjes së tyre në gusht të 2019.

Djali Angelo do të jetë në kujdesin e të dyve. Dyshja e njohur bënë publike lidhjen e tyre për herë të parë në janar të 2012 dhe 9 muaj më vonë erdhi në jetë djali i tyre, Angelo. Çifti u martua në një ceremoni sekrete dhe ishte pikërisht Adele që konfirmoi se ishte martuar në ceremoninë e “Grammy 2017” pas fitores së një çmimi. Ylli britanik i pop-it ka vendosur të ndajë me bashkëshortin kujdestarinë e djalit të tyre 8-vjeçar.

Sipas një burimi për “Us Weekly” marrëdhënia mes tyre ka evoluar dhe të dy janë bërë shumë miq. Madje dhe pse për ndarjet e së shkuarës Adele gjithmonë ka shkruar këngë, këtë rradhë ajo ka vendosur mos të bëjë të njëjtën gjë me ish-bashkëshortin e saj.