Lifestyle

Adhuruesit e maceve të mblidhen këtu, mësoni se çfarë janë në gjendje të mbajnë mend 4-putroshët tuaj!

Kur bëhet fjalë për kafshët shtëpiake, të gjithë, ashtu si njerëzit, janë të ndryshëm. Ndërsa disa janë të hapur për shoqëri dhe përkëdhelje, të tjerëve u pëlqen të qëndrojnë vetëm dhe luhatjet e humorit i atribuohen kryesisht maceve që shumë i konsiderojnë si kafshë që pëlqejnë këtë gjë. Për shkak të kësaj, shumë i konsiderojnë si kafshë shtëpiake egoiste, por hulumtimi i fundit i publikuar në revistën ‘Scientific Reports’ tregoi se ato vërtet kujdesen për mjedisin e tyre dhe njerëzit përreth.

Studiuesit nga Japonia vëzhguan 48 mace që jetonin me të paktën dy kafshë shtëpiake të tjera. Ata zbuluan se macet jo vetëm që dinin emrat e pronarëve por edhe emrat e kafshëve të tjera shtëpiake. Studiuesit e kryen testin përmes disa videove. Rezultoi se 19 mace shikuan një foto të një maceje që pronari nuk e thirri për një kohë të gjatë, gjë që është një reagim i zakonshëm kur kafshët habiten.

Gjithashtu, rezultoi se ata që jetonin në një familje më të madhe shikonin më gjatë kur fotografia dhe emri nuk përputheshin. Autorët nga Universiteti i Kiotos thanë se rezultatet tregojnë se macet i dinë emrat e njëra-tjetrës dhe ndoshta emrat e pronarëve të tyre.

Sjellim në vëmendje, se “La casa del gatto” quhet hoteli i parë për macet dhe është vendi me një menu të personalizuar dhe shumë komoditete, ku macet mund të kalojnë disa ditë në mungesë të njeriut të tyre pa pësuar trauma, në dhoma të ngrohta dhe me ajër të kondicionuar, të rrethuara dhe të përkedhelura, në një ambient plot ngjyra, argëtim dhe me shumë shtëpi të bukura.

Rikujtojmë, se një mace ukrainase që u bë virale në TikTok është larguar për në Francë dhe ka ‘mbledhur’ 7,000 £ për bamirësi që ofrojnë ndihmë për kafshët që ndodhen ende në frontin e luftës në Ukrainë. Macja e quajtur Stepan, llogaria e së cilës ‘Loveyoustepan’ në Instagram ka 1.2 milionë ndjekës, u detyrua të ikte me pronaren e saj nga shtëpia e tyre në Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës, kur Rusia filloi bombardimin e qytetit muajin e kaluar.