Celebrities Gossip Showbiz

Sharon Stone në një marrëdhënie të re me reperin 25-vjeçar!

Aktorja e famshme e “Hollywood”-it, Sharon Stone, po shijon prej disa muajsh lidhjen e saj të dashurisë me një reper 25-vjeçar. Së fundmi, mediat e huaja kanë bërë të ditur se aktorja dhe reperi RMR, po kalojnë kohë së bashku dhe po argëtohen me njëri-tjetrin.

Në fotot e publikuara në “Instagram”, shihet teksa reperi mban përqafuar 63-vjeçaren. Edhe pse dyshja kanë disa vite diferencë, një burim tha se RMR ka respekt për aktoren dhe mendon se ajo është mjaft tërheqëse.

Ata po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit tani dhe po dalin së bashku. Po kalojnë shumë së bashku. Janë në të njëjtën linjë dhe është një marrëdhënie shumë unike.

Stone, rreth katër vite pas divorcit me gazetarin Phil Bronstein, humbi kujdestarinë e të birit, Roan. Aktorja rrëfeu se kjo gjë e shkatërroi dhe i kalonte ditët duke reflektuar për karrierën dhe betejat e saj personale.

Pasi humba kujdestarinë e Roan, unë nuk isha më unë. Shtrihesha në divan, isha shumë e lodhur dhe vetëm qaja.

Djali i saj, Roan, sot është 21 vjeç dhe është në hapat e parë në botën e aktrimit.

Rikujtojmë se, së fundmi aktorja e njohur, në një intervistë të bërë, ka shprehur disa deklarata lidhur me kolegen e saj, Maryl Streep.

Unë mendoj që Meryl është një grua dhe një aktore e mrekullueshme. Por për mendimin tim, sinqerisht, ka aktore të tjera po aq të talentuara sa Meryl Streep.