Celebrities Showbiz

“Ajo mbështetet tek ai”, përkrahja më e madhe e Britney Spears vjen nga i dashuri 27-vjeçar!

Pas deklaratës tronditëse të këngëtares Britney Spears në gjykatë, i dashuri i saj Sam Asghari, i cili kishte veshur një bluzë #FreeBritney në “InstagramStory” përpara seancës, ka qenë krahu ku ajo është mbështetur. Një burim pranë çifit thotë:

Sam ka qenë mbështetësi i Britney për vite me rradhë. Ai sigurohet që ajo të ushqehet mirë dhe të ushtrohet. Ajo mbështetet tek ai për gjithçka. Ai punon dhe ka jetën e tij gjithashtu, por qendron krah saj aq sa mundet.

Asghari bëri një deklaratë ku ai foli për të qenë pranë saj pas publikimit të një dokumentari të paautorizuar në platformën “Hulu” mbi jetën e Spears.

Unë gjithmonë nuk kam dashur asgjë përveç më të mirës për gjysmën tjetër timen dhe do të vazhdoj ta mbështes atë duke ndjekur ëndrrat e saj dhe duke krijuar të ardhmen që ajo dëshiron dhe meriton. Unë jam mirënjohës për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që ajo po merr nga fansat e saj në të gjithë botën, dhe unë po pres një të ardhme normale, të mahnitshme së bashku.

Asghari dhe Spears filluan të takoheshin në vitin 2016 kur ai u shfaq në videoklipin e këngës së saj “Slumber Party”. Ai tha për revistën “Forbes” se:

E dashura ime e tanishme, në atë kohë, ajo zgjodhi foton time dhe ajo donte që unë të futem në videoklip. Shoku im më telefonoi dhe më tha: ‘Unë kam nevojë që ti të jesh në atë vdeoklip. Më beso, ti dëshiron të paraqitesh’.  Nuk e dija as se kush po xhironte. Ishte një projekt sekret. Kështu që u paraqita për shkak të mikut tim. U paraqita dhe gjithçka nisi nga atje.

Asghari dhe Spears filluan të takoheshin pasi filmuan videoklipin dhe tani, më shumë se katër vjet më vonë, ai ka thënë se është gati të bëjë hapin tjetër në karrierën dhe lidhjen e tij.

Prioritetet e mia në jetë janë të qëndroj me këmbë në tokë dhe të kuptoj nga kam ardhur dhe ku po shkoj. Unë dua ta çoj karrierën time në hapin tjetër kur bëhet fjalë për aktrimin. Dua ta çoj marrëdhënien time në hapin tjetër, gjithashtu. Nuk e kam problem të bëhem baba. Unë dua të jem një baba i ri.

Rikujtojmë se, ish-partneri i këngëtares, Justin Timerlake, ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për Britney, pavarësisht të kaluarës së tyre.