Celebrities Gossip Showbiz

“Ajo që kam kënduar…”, çfarë na zbuloi Butrint Imeri për këngën e tij të re?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

E duket se artisti nuk ka ndërmend të ndalet dhe ka paralajmëruar se ka gati ‘bombën’ e radhës, por do ju duhet të prisni dhe pak. Edhe pse Butrinti deri më tani ka publikuar një pjesë nga kënga e re, e cila është pëlqyer shumë dhe është bërë trendi më i ri në Tik Tok, këngëtari ka treguar se pjesa tjetër e këngës është akoma dhe më e bukur aq sa për të ky projekt muzikor do vendosi një rekord i ri.

Kjo këngë e vendos rekordin e ri

Ju premtoj që është bomb ajo që e kam kënduar është veç stofa, pritni tjerat

Kiara Tito dhe Butrint Imeri do të mbeten gjithmonë një nga dyshet më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Lidhja e tyre prej disa kohësh ka zgjuar gjithmonë shumë kuriozitet. Përpos muzikës, Butrinti shpesh është përfolur dhe për jetën e tij private, ku për një kohë të gjatë u spekulua për një marrëdhënie me prezantuesen edhe pse kjo gjë nuk u pohua nga asnjëra palë.

E ftuar në “Fan Club BBV2”, Kiara është pyetur se çfarë mendon për përkrahjen që Butrint Imeri ka shprehur publikisht gjatë kohës kur ajo ishte brenda shtëpisë dhe rreth të gjitha aludimeve që qarkulluan më pas.