Celebrities Gossip Showbiz

Tashmë Kiara Tito është një dashuri e vjetër për të? Çfarë ka dashur të nënkuptojë Butrint Imeri me postimin e fundit?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Kohëve të fundit Butrinti ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së dashurisë që ka pasur disa vite më parë me moderatoren, Kiara Tito, e cila është tashmë banore e “BBV2” dhe gjithashtu prej aludimeve të shumta që kanë qarkulluar se Butrinti ka dashur t’i bëjë një surprizë Kiarës duke hyrë brenda shtëpisë së “BBV2”, gjë e cila nuk ndodhi. Gjithashtu kënga e tij e re “Lule e dashnisë” u kuptua si një dedikim ama asgjë nuk është pranuar nga vetë këngëtari. Së fundmi Butrinti na ka treguar se ka blerë një makinë të re, një ndër më të kushtueshmet në treg, një makinë të markës “Rolls Royce”. Ama ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen është ajo që këngëtari ka shkruar, të cilën ndjekësit e kanë lidhur përsëri me Kiarën, duke e kuptuar se Kiara është një dashuri e vjetër dhe Butrinti tashmë ka një dashuri të re.

Me pamje nga dashuria e re

Luizi dhe Kiara duket se po afrohen çdo ditë e më shumë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Teksa disa ditë më parë, Luizi shprehu pasiguritë dhe frikën që ka nëse ish-i dashuri i moderatores, Butrint Imeri vjen në shtëpi si banor. Ditën e djeshme Luizi dhe Kiara janë përballur me një “sfidë” të veçantë. Në sfond, banorët kanë dëgjuar disa këngë të Butrintit, gjë që e ka surprizuar Kiarën. Megjithatë duket se edhe ajo dhe Luizi e kanë përballuar mirë. Ata kanë nisur të kërcejnë së bashku nën ritmet e këtyre këngëve, pa u vendosur aspak në siklet.