Celebrities Gossip Showbiz

Butrint Imeri reagon pas fotove të publikuara me dy vajza misterioze!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Përpos muzikës, Butrinti shpesh është përfolur dhe për jetën e tij private, ku për një kohë të gjatë u spekulua për një marrëdhënie me prezantuesen Kiara Tito edhe pse kjo gjë nuk u pohua nga asnjëra palë. Mirëpo, së fundmi po qarkullojnë disa foto të tij ku këngëtari shfaqet shumë i afërt duke ecur në rrugë me një vajzë që nga aq pak sa duket në foto mendohet të jetë aktorja Olta Beqiri nga seriali ‘SNOB’.

Por, burime për Prive tregojnë se në fakt këto janë foto të vjetra dhe artisti së fundmi është ‘kapur mat’ në shoqërinë e një tjetër vajze, identiteti i së cilës nuk dihet dhe as marrëdhënia që ka me Butrintin.

E teksa ‘rrjeti është bërë lëmsh’ nga këto foto, vetë Butrinti ka zgjedhur të reagojë, pa fjalë por me një foto ilustruese shumë ironizuese, teksa duket këngëtari duke mbajtur një gazetë në dorë që mban titujt e lajmeve që fliten për të i rrethuar nga disa vajza. Mos ndoshta, po na tregon se me asnjë nga vajzat e fotografuara nuk ka një lidhje?

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi një Instastory e dy djemve që ‘i çmendën’ të gjithë me projektin e tyre muzikor të para disa muajve na bën të dyshojmë se mund të kemi diçka në horizont.

Bëhet fjalë për Don Xhonin dhe Butrint Imeri që përpos faktit se janë miq shumë të mirë kanë treguar se janë edhe një dyshe shumë e suksesshme në muzikë. Pas hitit që numëron miliona klikime në vetëm 5 muaj ‘Corazon’ mund të presim diçka tjetër prej tyre. Teksa dy artistët kanë qenë në një koncert së bashku dhe kanë postuar foto krah njëri- tjetrit krahas kanë vendosur vitin 2022 duke na treguar se këtë vit mund të presim një surprizë të re nga ta.