Film & Tv

Aktorët e serialit “Friends” po përgatisin një deklaratë të përbashkët për vdekjen e papritur të Matthew Perry!

Kasti i serialit “Friends” thuhet se është duke përgatitur një deklaratë të përbashkët për vdekjen e papritur të kolegut të tyre, Matthew Perry, në moshën 54-vjeçare, siç raportohet nga Daily Mail. Në serialin ikonik, Perry luajti Chandler dhe “miqtë” e tjerë u kompletuan nga Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, Lisa Kudrow dhe David Schwimmer.

Seriali fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm që nga publikimi i tij në 1994 dhe mbetet ende shumë i dashur për publikun, ndonëse vitet kanë kaluar. Yjet e serialit ende nuk kanë reaguar publikisht për vdekjen e Perry-t dhe thuhet se janë thellësisht të prekur. Gazetarja e Showbiz-it, Kinsey Schofield zbuloi se ata janë duke punuar për një deklaratë të përbashkët.


Sipas burimeve, ata e konsideronin Perry vëllanë e tyre dhe e mbështetën në momente të vështira. Ata kanë shprehur tronditjen dhe pikëllimin e tyre për të gjithë këtë tragjedi që ndodhi. Kujtojmë që Perry dhe yjet e tij realizuan për një ribashkim special në 2021, gjë që u dha atyre një nominim për Emmy.

Vdekja tragjike e Matthew Perry nxiti miliona fansa të serialit të kujtojnë aktorët e tjerë të serialit të njohur, të cilët fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Gjatë dhjetë sezoneve të shfaqjes hit, shumë aktorë dhe aktore u bënë pjesë e “Friends” me rolet e tyre si personazhe të ndryshëm.