Film & Tv

Cilët aktorë të tjerë të serialit të njohur “Friends” kanë ndërruar jetë fatkeqësisht?

Vdekja tragjike e Matthew Perry nxiti miliona fansa të serialit të kujtojnë aktorët e tjerë të serialit të njohur, të cilët fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Gjatë dhjetë sezoneve të shfaqjes hit, shumë aktorë dhe aktore u bënë pjesë e “Friends” me rolet e tyre si personazhe të ndryshëm.

Robin Williams

Aktori legjendar Robin Williams u shfaq në një episod të sezonit të tretë duke luajtur një personazh të quajtur Tomas, i cili në një bisedë mjaft private i zbulon mikut të tij Tim, të luajtur nga Billy Crystal, se gruaja e tij po e tradhton me gjinekologun. Paraqitja e të dy aktorëve nuk ishte planifikuar, megjithatë, Williams dhe Crystal ishin në një set aty pranë, kështu që ata vizituan studion.

Producentët i pyetën nëse do të donin të luanin një rol të vogël dhe madje vendosën dialogun në episodin e quajtur “The One With The Ultimate Fighting Champion”. Williams ndërroi jetë më 11 gusht 2014, pasi kreu vetëvrasje. Disa ditë më vonë gruaja e tij zbuloi se aktori vuante nga demenca.

Taylor Negron

Taylor Negron ishte aktori që luajti Alessandron, pronarin e restorantit me të njëjtin emër, i cili u “shkatërrua” nga kritikat e Monica (Courteney Cox) në episodin The One Where They’re Going To Party të sezonit të katërt. Pas rubrikës së shkruar nga motra e Ross, Alessandro vendos të shkojë në banesën e tij për t’u përballur me të, në këtë moment ai habitet nga salca e saj e domates, prandaj e punëson atë si kryekuzhiniere të kuzhinës së tij. Negron ndërroi jetë për shkak të kancerit në mëlçi më 10 janar 2015, në Los Angeles. Ai ishte 57 vjeç.

Stan Kirsch

Stan Kirsch luajti Ethan, në episodin e sezonit të parë të “The One With The Ick Factor”. Në atë episod, i riu shoqërohet me Monikën, duke pretenduar se është 22 vjeç. Megjithatë, ajo më në fund zbulon të vërtetën se ai ishte 17 vjeç dhe ende një nxënës shkolle. Artisti mori jetën e tij në banjën e rezidencës së tij në janar 2020, gjë që i befasoi të gjithë sepse ishte e papritur.

 

Max Wright

I famshëm për rolin e tij si burri i familjes Willie Tanner në Alf, Max Wright u shfaq në dy episode të “Friends”. Në serial, aktori ishte menaxheri i kafenesë Central Perk, derisa më në fund u zëvendësua nga Gunther. Aktori vdiq në moshën 75-vjeçare në qershor 2019 pas një beteje të gjatë me kancerin.

James Michael Tyler

Pasi Max Wright luajti pronarin e Central Perk, James Michael Tyler luajti Gunther, menaxherin e kafenesë që ishte i dashuruar me Rachel Green. Tyler luajti Gunther në 148 episode të serialit. Tyler u diagnostikua me kancer të prostatës në vitin 2018, megjithatë, e mbajti atë të fshehtë deri në  muajin qershor të vitit 2021, pak pas ribashkimit të “Friends”, ai më pas vdiq nga komplikimet pasi sëmundja dha metastaza.

Ron Leibman

Leibman ishte aktori që luajti babain autoritar të Rachel (Jennifer Aniston), Dr. Leonard Green. Në serial, ai ka disa mosmarrëveshje me Ross (David Schwimmer), të cilin ai e ngacmon vazhdimisht. Aktori vdiq nga komplikimet nga pneumonia në dhjetor të vitit 2019, siç konfirmoi përfaqësuesi i tij Robert Attermann.