Celebrities Gossip Showbiz

Aktori Chris Evans konfirmon romancën me Alba Baptista, shfaqen për herë të parë në publik!

Aktori i njohur Chris Evans, i cili së fundmi u shpall mashkulli më seksi në botë, nuk është më beqar. Evans thuhet se është në lidhje me aktoren Alba Baptista. Të dy janë bashkë prej më shumë se një viti dhe lidhja e tyre është serioze. Baptista, 25 vjeçe, është një aktore portugeze, e cila bëri debutimin e saj në aktrim në gjuhën angleze në serialin e Netflix, “Warrior Nun” dhe luajti në “Ms. Harris Goes to Paris”.

Së fundmi, Evans është shfaqur për herë të parë në publik me partneren e tij. Dyshja u panë duke shëtitur të kapur për dore në Central Park, New York. Në të njëjtën ditë që aktorët u panë në Big Apple, një burim konfirmoi për ET se kanë qenë në lidhje për më shumë se një vit.

Ata janë shumë të dashuruar dhe lidhja e tyre është serioze. Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur. Familja dhe miqtë e tij, të gjithë e adhurojnë Alba.

 

Rikujtojmë, se së fundmi Evans zbuloi se pret me padurim të martohet dhe të ketë fëmijë.

Kjo është absolutisht diçka që unë dua, grua, fëmijë, pra duke ndërtuar një familje. Kur lexoni për shumicën e artistëve, qofshin aktorë, piktorë, shkrimtarë, shumica prej tyre pranojnë se nuk ishte puna që ata bënë për të cilën ata janë më krenarë, ishte për marrëdhëniet, familjet që ata krijuan, dashurinë që gjetën, dashurinë që ndanë.

Fituesi i ‘MTV Movie & TV Award’ më parë ka qenë i lidhur me Kate Bosworth, Jessica Biel, Emmy Rossum, Jenny Slate, Minka Kelly, Dianna Agroni, Lily Collins dhe Christina Ricc.