Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktori i njohur Bill Murray akuzohet për sjellje të pahijshme në xhirime!

Së fundmi, aktori i njohur Bill Murray thuhet se është akuzuar për sjellje të papërshtatshme në xhirimet e filmit të ardhshëm, ‘Being Mortal’. Fituesi 71-vjeç i ‘Golden Globe’, u përmend javën e kaluar në një ankesë, të cilën ‘Searchlight Pictures’ po e heton pas pezullimit të prodhimit të filmit. Natyra e ankesës dhe nëse Murray do të kthehet në projekt nuk është e qartë.

Studioja thuhet se ndaloi prodhimin përpara se të pezullonte punën për filmin duke detajuar vendimin në një email drejtuar kastit dhe ekipit, i cili u mor nga mediat. Letra sipas “Deadline” thotë se:

Ne e dimë që të gjithë jeni të shqetësuar për vonesat e fundit në prodhim dhe duam t’ju japim një përditësim. Në fund të javës së kaluar, ne u njoftuam për një ankesë dhe menjëherë e shqyrtuam. Pas shqyrtimit të rrethanave, është vendosur që prodhimi nuk mund të vazhdojë në këtë moment. Ne jemi vërtet mirënjohës për të gjithë ju, për gjithçka që keni vënë në këtë projekt. Prodhimi do të jetë në kontakt me ju dhe ne do t’ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion për të ndarë.

Rikujtojmë, se edhe aktori i njohur Frank Langella është në qendër të një hetimi për ngacmim seksual mbi sjelljen e tij të pahijshme në xhirimet e serialit të Netflix, “The Fall of the House of Usher”. 84-vjeçari është akuzuar për raste të shumta të sjelljes së papërshtatshme në sheshxhirim e shfaqjes në ‘British Columbia’ në Kanada, sipas disa burimeve nga produksioni, por nuk është pushuar nga puna apo pezulluar.