Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktori i njohur 84-vjeçar akuzohet për ngacmim seksual!

Aktori i njohur Frank Langella është në qendër të një hetimi për ngacmim seksual mbi sjelljen e tij të pahijshme në xhirimet e serialit të Netflix, “The Fall of the House of Usher”. 84-vjeçari është akuzuar për raste të shumta të sjelljes së papërshtatshme në sheshxhirim e shfaqjes në British Columbia në Kanada, sipas disa burimeve nga produksioni, por nuk është pushuar nga puna apo pezulluar.

Sipas burimit në fjalë, ndër incidentet e supozuara, përfshijnë një shaka të treguar nga Langella që kishte ngjyrime seksuale dhe një rast në të cilin ai preku këmbën e një aktoreje dhe bëri shaka duke thënë: “A ju pëlqeu kjo?”

Prodhimi i serialit të Netflix nuk është ndikuar nga hetimet pasi Langella nuk kishte asnjë skenë për të xhiruar këtë javë. Policia tha për mediat se nuk është paraqitur asnjë raport në lidhje me aktorin. Një përfaqësues i Netflix u shpreh se kompania nuk komenton mbi ‘çështjet aktive të punësimit’.

Langella luan rolin e Roderick Usher në serialin, i cili u krijua nga Mike Flanagan. Anëtarë të tjerë të kastit përfshijnë aktorët Mark Hamill, Carla Gugino, Willa Fitzgerald, JayR Tinaco, Mary McDonnell, Kate Siegel, Zach Gilford, Henry Thomas, Annabeth Gish dhe Malcolm Goodwin.

Langella është një aktor i suksesshëm që ka punuar vazhdimisht në filma të shumtë që nga viti 1965. Ai fitoi një nominim për “Oscar” në 2009 për performancën më të mirë nga një aktor në një rol kryesor për personazhin e tij si presidenti i ndjerë Richard Nixon në filmin e vitit 2008 “Frost/Nixon”. Ndër filmat e tij më të arrirë mund të përmendim “Dracula”, “Masters of the Universe”, “Superman Returns” dhe “Robot & Frank”.