Film & Tv

Pasi i doli nami, aktori i famshëm heq dorë nga filmi me Jennifer Lopez

Aktori Armie Hammer ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit për shkak të disa mesazheve që u bënë publike. Pretendohet se Hammer iu ka dërguar mesazhe disa femrave të ndryshme me përmbajtje që tregojnë fantazitë e tij ekstreme seksuale.

Madje ai është akuzuar edhe për kanibalizëm, pasi në disa mesazhe ishte shprehur se kishte dëshirë t’i priste të dashurës gishtin e këmbës dhe ta mbante me vete në një kuletë. Për shkak të këtij skandali që shkaktoi bujë të madhe, aktori ka vendosur të heqë dorë nga projekti i tij më i ri. Ai priste të luantë si protagonist në “Shotgun Wedding” me JLo, por pas gjithë këtyre lajmeve ai mori vendimin të dorëhiqej.

Nuk po iu përgjigjem këtyre pretendimeve false, por në dritën e sulmeve të mbrapshta dhe të rreme në internet kundër meje, nuk mundem t’i lë fëmijët e mi për 4 muaj dhe të iki për të xhiruar një film në Republikën Dominikane.

Hammer ka dy fëmijë me Elizabeth Chamebers. Çifti njoftuan divorcin e tyre verën e shkuar. Jeta private e aktorit ka marrë gjithmonë vëmendjen e mediave kur ai deklaroi se i pëlqente të ishte dominant në seks.