Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur Robert Pattinson bëhet baba për herë të parë!

Aktori Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja janë fotografuar në Los Angeles, me një karrocë bebesh në ngjyrë rozë.

Në nëntor të vitit të shkuar, Suki konfirmoi thashethemet fduke shprehur se: “Vendosa të vesh disa të shndritshme, sepse mendova se do t’iu shpërqendronte nga diçka tjetër që po ndodh”, duke drejtuar gishtin nga barku i saj i rrumbullakosur. Rikujtojmë, se dyshja u lidhën pesë vjet më parë dhe kryesisht e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të publikut.

Për herë të parë, thashethemet për një romancë mes tyre u ndezën në qershor 2018 pasi paparacët i kapën bashkë në Londër. Më pas marrëdhënia e tyre u bë më serioze në vitin 2020 kur e gjetën veten në karantinë së bashku. Robert pati një ndarje të dhimbshme vite më parë nga Kristen Stuart, pas tradhëtisë së saj me regjisorin Rupert Sanders.

Rikujtojmë se Warner Bros ka zhvendosur bashkëpunimin e shumëpritur të Bong Joon-ho dhe Robert Pattinson në filmin “Mickey 17” të vitit 2025. Kështu që filmi fantastiko-shkencor do të debutojë më 31 janar 2025, pasi Warner Bros anuloi datën e planifikuar të lëshimit më 29 mars 2024 dhe e zëvendësoi atë me ‘Godzilla x Kong: The New Empire të Adam Wingard’.

Burimet i thanë Variety se lëvizja u bë për të lënë më shumë kohë për përfundimin pasi u ndikua nga grevat e vitit të kaluar dhe ndryshimet e prodhimit. “Mickey 17” është filmi i parë artistik i regjisorit që nga fituesi i Oscarit “Parasite”. Përveç shkrimit dhe regjisë, Bong Joon-ho është edhe producent përmes kompanisë së tij Offscreen. “Mickey 17” pritet në kinema më 31 janar 2025.