Celebrities Gossip Showbiz

Aktoria Ryan Gosling ia ka ndaluar vajzave të tij të shohin filmin “Barbie”!

Aktori Ryan Gosling luan rolin e Ken në filmin “Barbie” që vitin e kaluar pushtoi kinematë. Mirëpo aktori tregoi së fundmi se vajzat e tij nuk e kanë parë ende filmin. Aktori tha për E News se:

Nuk e di nëse duhet ta shikojnë babain si Ken. Nuk e di se çfarë moshe është idealja për të parë prindin tënd duke luajtur këtë rol.

Gosling vuri në dukje se ato kanë parë “pjesë të vogla” të filmit dhe erdhën për ta vizituar në xhirime. Edhe pse vajzat e tij nuk e kanë parë ende filmin e përfunduar, Gosling tha se dashuria e vajzave të tij për kukullën Barbie ishte një faktor pse ai pranoi rolin. Gosling ka dy vajza Esmerelda dhe Amada me aktoren Eva Mendes.

Ndërkaq, Gosling thuhet se është në diskutime me Marvel Studios për t’iu bashkuar Marvel Cinematic Universe (MCU). Këto thashetheme, të zbuluara nga Daniel Ritchman, bëjnë me dije se Gosling së fundmi u takua me kreun e Marvel Studios, Kevin Feige për të parë mundësinë e disa prej roleve të mundshme brenda ekskluzivitetit të gjerë të superheronjve. Kjo nuk është hera e parë që emri i Gosling lidhet me Marvel Cinematic Universe sepse edhe më parë është diskutuar që ai të ishte aktori që do të luante rolin e Doctor Strange përpara se Benedict Cumberbatch ta merrte përfundimisht si rol.