Celebrities Showbiz

Aktorja e famshme zbulon varësinë ndaj seksit dhe pornografisë dhe si ka ndikuar në rolin e saj

Andra Day sapo ka rrëfyer një pengesë personale që e kapërceu në lidhje me rolin e saj në filmin “The United States vs. Billie Holiday”. Aktorja kohët e fundit foli për atë që dëshironte t’i sillte karakterit të saj Billie Holiday – një rol për të cilin humbi 40 kilogramë – dhe se si po mundohej të mposhte varësinë nga pornografia, një betejë personale e saj me të cilën u përball në kohën e xhirimeve të filmit.

Unë kisha një problem të madh në jetën time – duke u përpjekur të luftoj varësinë nga pornografia, varësinë nga seksi. Po tregohem shumë shumë e sinqertë me ju, sepse nuk jam e vetmja që kam një varësi të tillë.

Ajo përmes këtij roli, Andra arriti të rrëmbente trofeun si “Aktorja më e mirë” në “Golden Globes”, ndërsa luante këngëtaren legjendare të xhazit.

Unë ndjej se tani, pasi kam luajtur rolin e Billie, po e nderoj këtë perosnazh duke treguar për forcën e femrës. Unë jam padyshim në një vend më të shëndetshëm (mendërisht dhe fizikisht) për sepse arrita ta mposht varësinë ndërkohë që isha në rol. Ishte një eksperiencë e vështirë dhe argëtuese.