Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Jenny Mollen zbulon se është sulmuar seksualisht në një Spa!

Aktorja e njohur Jenny Mollen zbuloi se ajo ishte ‘viktimë’ e një sulmi seksual nga një terapist masazhi në një Spa në qytetin e New York-ut. Aktorja, e cila është e martuar me yllin e “American Pie”, Jason Biggs, detajoi këtë ngjarje në një ese të titulluar “Tell Me a Time You Ëere Molested”, të cilën e postoi në Substack.

Unë isha ftuar në Spa për një masazh të kompletuar dhe do të flisja më pas për këtë përvojë në mediat sociale. Ai më shtyu me gishta dhe më shtrëngoi në pozicione të ndryshme.

Ylli i “Angel” shpjegoi se prekja e terapistit fillimisht ishte “e padëmshme”. Megjithatë, ajo e kuptoi shpejt se nuk ishte një trajtim tipik Spa.

Pasi m’i futi krahët rreth shpatullave, terapisti më ktheu mbrapsht. Ndjeva njërën prej duarve të tij duke lëvizur nga stomaku në hendekun midis gjoksit tim. ‘A mund të prek këtu?’, pëshpëriti ai, duke më ulur përsëri dhe duke lëvizur duart e tij mbi gjoksin tim. Terapisti vazhdoi të më përkëdhelte dhe të më fërkonte gjoksin kur befas dora e tij u zhvendos në vaginën time. Ajo që po ndodhte ishte e gabuar, por jo në një mënyrë të qartë të dhunshme, ku unë do të ndihesha e justifikuar të thërrisja nënën time. Ishte një sulm i ngadaltë  në të cilin u ndjeva disi bashkëfajtore.

Mollen, tha se burri u ndal menjëherë dhe filloi të kërkojë falje. Pas trajtimit, dyshja folën për atë se të dy ishin prindër të dy djemve. “Duhet të jem tepër i kujdesshëm për t’u siguruar që nuk po rris dy përdhunues të vegjël”,-psherëtiu ai”, shkroi aktorja e “Girls”.