Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Aktorja e njohur Katie Holmes zyrtarizon lidhjen e saj me muzikantin e njohur!

Së fundmi, aktorja e njohur Katie Holmes ka bërë publike romancën e saj më të re teksa është parë duke u puthur me muzikantin Bobby Wooten III në një shëtitje të tyre rrugëve të New York-ut. Dyshja e njohur u kapën duke marrë trenin për në Upper East Side për të vizituar Muzeun Solomon R. Guggenheim, ku u panë duke i dhuruar puthje njëri tjetrit përpara se të shkonin brenda.

Gjatë udhëtimit 1-ditor, ata gjithashtu ndaluan për të pirë kafe dhe u takuan me nënën e Katie, Kathy Holmes. Muzikanti është një basist i nominuar për Grammy, i cili ka performuar në shfaqjet në Broadway, së fundmi në American Utopia. Aktorja 43-vjeçare dhe muzikanti 33-vjeçar nuk kanë komentuar publikisht mbi lidhjen e tyre, që vjen një vit pas ndarjes së Holmes me sipërmarrësin e restoranteve Emilio Vitolo Jr. Çifti ishin në lidhje për disa muaj.

Në tetor, një burim i tha ‘E!News’ se të niste një romancë të re nuk ishte një prioritet i madh për Katie. Megjithatë, shtoi se aktorja ishte e hapur për një marrëdhënie të re.

Nëse ndodh, ndodh. Nëse jo, kjo është gjithashtu në rregull.

Rikujtojmë, se Katie ka qenë gjithashtu e lidhur më parë me Jamie Foxx për vite me radhë pas divorcit të saj nga Tom Cruise, me të cilin ka vajzën Suri Cruise, 16 vjeçe. Holmes dhe Foxx u ndanë në vitin 2019.