Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Keke Palmer bëhet nënë për herë të parë!

Aktorja e famshme amerikane, Keke Palmer dhe partneri i saj, Darius Jackson, janë bërë prindër për herë të parë. Artistja lindi djalin më 25 shkurt, të cilin e pagëzuan me emrin Leodis Andrellton Jackson. Palmer konfirmoi thashethemet e shtatzënisë gjatë një paraqitje në “Saturday Night Live”. Ndërkaq, me anë të një postimi në Instagram aktorja shkroi:

Vetëm 48 orë që jemi bërë prindër. Nuk jam duke e fshehur botën nga djali im, jam duke e fshehur djalin tim nga bota. Mirë se erdhe në jetë!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BIG BOSS 🔑🔑 (@keke)

Çifti duhet theksuar se shijojnë një romancë dashurie prej shumë vitesh. Rikujtojmë, se Keke Palmer ka postuar së fundmi një video në Instagram duke shkruar se ka gjetur “ilaçin” e akneve dhe është shtatzënia. Ajo ka folur shpesh në lidhje me përvojën e saj me aknet, veçanërisht si një efekt anësor i sindromës së vezores policistike dhe duke luftuar për të gjetur produkte që funksionojnë.