Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Margot Robbie e shqetësuar për gjendjen mendore të Cara Delevingne, shfaqet rrugëve e përlotur!

Së fundmi, aktorja e njohur Margot Robbie ka qenë për një vizitë në shtëpinë e modeles së njohur, Cara Delevingne dhe fotot e publikuara në rrjet e tregojnë atë duke qarë. Ajo shihej teksa fshinte lotët gjatë rrugës për në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit. Ndërkaq, motra e modeles Poppy Delevingne gjithashtu thuhet se është parë duke lënë shtëpinë e Cara-s në orën 11:00.

Ndërkaq, vizitat e Robbie dhe Poppy erdhën një javë pasi sjellja e çrregullt e supermodeles në aeroportin Van Nuys shkaktoi shqetësim te fansat dhe të afërmit e saj. Së fundmi, ka qenë vet familja e bukuroshes e cila thuhet se po planifikon të ndërhyjë pas sjelljes gjithnjë e më të çuditshme të vajzës së tyre. Thuhet se të afërmit e Cara-s janë shumë të shqetësuar për të dhe po kërkojnë të gjejnë një mënyrë për të ndërhyrë dhe për t’i dhënë ndihmë modeles.

Një mik i familjes u shpreh për “The Sun” se:

Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Situata është krijuar prej disa javësh dhe familja e Cara-s është e përfshirë. Flitet për organizimin e një lloj ndërhyrjeje dhe për t’u siguruar që Cara të marrë ndihmën që mund t’i duhet. Të gjithë mendojnë se ajo ka nevojë për disa javë pushim të plotë pa pije alkoolike, pa festa dhe më e rëndësishmja, disa vakte të shëndetshme e të ngrohta.

Rikujtojmë se Cara jeton në Los Anxhelos, por ka lindur në Hammersmith dhe ka tre vëllezër e motra, përfshirë motrën e saj modele Poppy. Ylli më parë ka folur hapur për betejën e saj me ankthin dhe depresionin, duke thënë se ishte në depresion të rëndë kur ishte 15 vjeçe, pasi kishte vështirësi në shkollë për shkak të dispraksisë së saj.