Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktorja e njohur shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me sëmundjen e rëndë!

Aktorja e njohur, Christina Applegate, ka zbuluar se është diagnostikuar me sklerozë multiple. Në muajin gusht, përmes rrjetit të saj social Twitter, artistja u shpreh se ka zbuluar se vuan nga kjo sëmundje para disa muajsh.

Skleroza e shumëfishtë prek sistemin nervor qendror dhe konsiderohet një sëmundje autoimune, në të cilën sistemi imunitar sulmon qelizat e tij të shëndetshme. Ndikon në cilësinë e jetës. Nuk ka shërim për sklerozën e shumëfishtë, e cila shpesh quhet MS, por shumë njerëz janë në gjendje të menaxhojnë simptomat e tyre dhe të përshtaten me stilet e reja të jetesës pas diagnozës.

Tashmë, Christina Applegate është shfaqur për herë të parë pas diagnostikimit me këtë sëmundje. Aktorja ndodhej në sheshxhirimin e sezonit të tretë të serialit të Netflix “Dead to me”. 49-vjeçarja u shfaq me një bark të rrumbullakosur, një shtatzëni e rreme, vetëm për rolin të cilin po xhiron.

Ajo ndodhej në një nga plazhet e Malibu së bashku me bashkëprotagonisten e serialit Linda Cardellini. Pasi Applegate zbuloi diagnozën e saj, xhirimet u ndërprenë për t’i dhënë asaj kohë për t’u kujdesur për veten.

Në shfaqjen hit të Netflix, Christina luan si Jen Harding, një nënë, e ve, që krijon një miqësi me Judy Hale (Cardellini) kur takohen në një grup mbështetës. Hale është një asistente e kujdesit shëndetësor të cilës i ka vdekur i fejuari, e cila ka pësuar pesë aborte.

Gratë, që të dyja kanë pjesën e tyre të fshehtë të errët, lidhen me traumën e tyre të përbashkët. Shfaqja u rinovua për një sezon të tretë dhe të fundit në korrik 2020, por për shkak të pandemisë COVID-19 prodhimi u shty deri në pranverën e vitit 2021.

Ndërkaq, rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Applegate ka probleme serioze me shëndetin. Në vitin 2018 ajo vendosi të bënte mastektomi të dyfishtë (heqjen e të dy gjinjve), pasi mësoi se rrezikonte zhvillimin potencial të kancerit të gjirit.