Gossip Showbiz

Aktorja e njohur zbulon se vuan nga kjo sëmundje e rëndë!

Aktorja e njohur, Christina Applegate, ka zbuluar se është diagnostikuar me sklerozë multiple. Përmes rrjetit të saj social, Twitter, artistja u shpreh se ka zbuluar se vuan nga kjo sëmundje para disa muajsh.

Ka qenë një rrugëtim i cuditshëm. Mirëpo, më kanë mbështetur njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje. Ka qenë një rrugëtim i vështirë. Por, siç e dimë të gjithë, rruga vazhdon.

Skleroza e shumëfishtë prek sistemin nervor qendror dhe konsiderohet një sëmundje autoimune, në të cilën sistemi imunitar sulmon qelizat e tij të shëndetshme. Ndikon në cilësinë e jetës. Nuk ka shërim për sklerozën e shumëfishtë, e cila shpesh quhet MS, por shumë njerëz janë në gjendje të menaxhojnë simptomat e tyre dhe të përshtaten me stilet e reja të jetesës pas diagnozës.

Sëmundja fillon kur sistemi imunitar i një personi sulmon mbulesat e fibrave nervore në të gjithë trupin. Këto mbështjellëse nervore mbrojtëse quhen mielinë dhe ndihmon në komunikimin e nervave. Kur mielina shkatërrohet, ajo ekspozon nervat, duke ngadalësuar komunikimin midis këtyre qelizave. Shenjat dhe simptomat lidhen me sa dëm është bërë. Studiuesit besojnë se sëmundja është rezultat i faktorëve mjedisorë dhe gjenetikë, por shkaku themelor nuk dihet.

Më shumë se 2.3 milion njerëz kanë një diagnozë të MS në të gjithë botën, sipas Shoqërisë Kombëtare të Sklerozës Multiple. Gati 1 milion njerëz mbi moshën 18 vjeç jetojnë me një diagnozë të MS në SHBA.  Ndërkaq, rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Applegate ka probleme serioze me shëndetin. Në vitin 2018 ajo vendosi të bënte mastektomi të dyfishtë (heqjen e të dy gjinjve), pasi mësoi se rrezikonte zhvillimin potencial të kancerit të gjirit.