Celebrities Gossip Showbiz

Gjendja përkeqësohet papritur? Aktorja e njohur shtrohet në spital në mes të betejës me sëmundjen!

Aktorja e njohur Christina Applegate, 54 vjeçe, është shtruar në spital si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, në kuadër të betejës së vazhdueshme me skleroza multiple.

Sipas raportimeve të TMZ, ajo u shtrua në fund të muajit të kaluar, ndërsa arsyeja e saktë e hospitalizimit nuk është bërë publike.

Përfaqësuesi i saj nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen apo trajtimet mjekësore, duke refuzuar të komentojë mbi situatën, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Applegate ka folur më herët hapur për sfidat shëndetësore që prej diagnostikimit me MS në vitin 2021, duke treguar se sëmundja i ka ndryshuar ndjeshëm jetën e përditshme dhe shpesh e detyron të qëndrojë në shtrat për shkak të dhimbjeve dhe lodhjes së madhe.

Në intervista të mëparshme, ajo ka rrëfyer se, pavarësisht gjendjes, përpiqet të kalojë kohë me vajzën e saj adoleshente, Sadie, edhe pse aktivitetet e saj janë të kufizuara.

Skleroza multiple është një sëmundje autoimune që prek sistemin nervor dhe mund të shkaktojë simptoma si dobësi, mpirje, probleme me ecjen dhe ndryshime në shikim.

Aktorja ka treguar gjithashtu se gjatë viteve të fundit është shtruar disa herë në spital dhe vazhdon të përballet me komplikime të ndryshme shëndetësore, duke ndarë hapur vështirësitë e saj si në media ashtu edhe në podkaste.