Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktorja Kate Winslet shprehet mbi çmimin e saj në “Emmy Awards”!

Aktorja e njohur, Kate Winslet, u shfaq e lumtur në eventin “Emmy Awards” pasi fitoi çmimin si “aktorja kryesore më e mirë”, për performancën e saj në serialin “Mare of Easttown”. Kate, duke i falenderuar të gjithë, konfirmon se është fituese dhe për këtë është shumë e kënaqur me veten. Në fjalimin e saj, Winslet përshëndeti edhe aktoret e tjera me të cilat ishte në garë në këtë kategori, përfshirë Michaela Coel, Cynthia Erivo, Elizabeth Olsen dhe Anya Taylor-Joy.

Unë ju mbështes dhe ju përshëndes. Jam krenare për të gjitha ju.

Winslet vlerësoi projektin dhe krijuesin e “HBO Max”, Brad Ingelsby ndërsa ajo pranoi çmimin.

“Mare of Easttown” i mblodhi njerëzit së bashku dhe ju dha atyre një temë për të folur përveç një pandemie globale. Unë dua t’ju falënderoj të gjithëve për shikimin e shfaqjes sonë.

Ajo tha për regjisorin Craig Zobel se:

Të gjithë aktorët tuaj kanë fituar shumë nga ky serial. Më pëlqente të punoja me ju çdo ditë.

Winslet falënderoi kastin dhe ekipin e saj për vlerësimet e tyre dhe punën e bërë së bashku. Seriali u shfaq premierë më 18 Prill 2021 dhe përfundoi më 30 Maj 2021, i përbërë nga shtatë episode. Ajo falënderoi prodhuesit Karen Wacker dhe Ron Schmidt që e mbajtën atë dhe kolegët e saj të sigurt në këtë kohë të vështirë pandemie. Winslet, e cila më herët fitoi një çmim në “Emmy Awards” në vitin 2011 për filmin “Mildred Pierce”, gjithashtu falënderoi fëmijët e saj Mia, Joe dhe Beth, dhe bashkëshkortin Ned Rocknroll, ku u shpreh se:

Me Ned do të mbaj duart për pjesën tjetër të jetës sime.

Rikujtojmë se, eventi më i madh dhe më i rëndësishëm ‘Emmy Awards’ është zhvilluar për të 73-in vit radhazi. Në këtë ngjarje madhështore, e cila u zhvillua në Los Angeles dhe u transmetua drejtpërdrejt në ‘CBS’ dhe ‘Paramount+’,  të gjithë yjet nga bota e televizionit u përpoqën që të arrinin dhe të merrnin në shtëpi çmimin e dëshiruar.