Kate Winslet ka folur hapur për efektet shkatërruese që kanë trendet e humbjes së peshës dhe presioni i pamjes perfekte në shëndetin dhe vetëvlerësimin e njerëzve.
Në një intervistë për “Sunday Times”, aktorja 48-vjeçare theksoi se shoqëria sot është e mbushur me presion për t’u përshtatur me standardet e bukurisë, duke e konsideruar këtë fenomen të “tmerrshëm” kur vetëvlerësimi i dikujt lidhet kaq shumë me pamjen e jashtme.
Është shkatërruese kur vetëvlerësimi i dikujt varet kaq shumë nga pamja
-tha Winslet.
Ajo shtoi se ndonëse ka pasur përparime për të pranuar trupin dhe për të dashur vetveten, ka ende një kontradiktë të madhe:
Disa njerëz po bëjnë atë që duan, por shumë të tjerë po përdorin ilaçe për humbje peshe. Është kaq e ngatërruar.
Aktorja shprehu gjithashtu shqetësim për përdorimin e trajtimeve estetike si Botox dhe filler-at, duke kritikuar ndikimin e mediave sociale që i largon gratë nga bukuria natyrale dhe procesi i plakjes.
Disa nga gratë më të bukura që njoh janë mbi 70 vjeç
-tha ajo, duke nënvizuar se presioni për të arritur një pamje perfekte është i dëmshëm.
Kate kujtoi gjithashtu përvojat e saj të para me mediat, kur përballej me kritika të ashpra për trupin e saj, duke shprehur dëshirën që dikur të kishte mundur të mbrohej nga body shaming-u i vazhdueshëm.
Ky reagim i Winslet vjen në një kohë kur diskutimet mbi ndikimin e mediave sociale dhe presionin për pamjen fizike po bëhen gjithnjë e më të forta në industrinë e argëtimit dhe jo vetëm.