Kate Winslet ka treguar se disa anëtarë të stafit të filmit të saj të parë si regjisor, “Goodbye June”, u paguan më pak se norma e zakonshme, për shkak të buxhetit të kufizuar.
Ylli i “Titanic”, 50 vjeç, foli për seksizmin në industrinë e filmit, duke shpjeguar se gratë regjisorë shpesh duhet të kërkojnë favore për të realizuar projektet e tyre, ndërsa burrat marrin automatikisht besimin e nevojshëm.
Si grua, bëj shumë telefonata dhe kërkoj favore, ndonjëherë njerëzit pranojnë të punojnë për më pak se tarifa e tyre, sepse duan të jenë pjesë e përvojës
-tha Kate në podcastin “Kermode & Mayo’s Take”.
Ajo shtoi se aktoret që bëhen regjisorë shpesh nënvlerësohen dhe hasin paragjykime që burrat nuk i përjetojnë.
Filmi, me Helen Mirren në rolin kryesor dhe aktorë të tjerë si Toni Collette, Andrea Riseborough dhe Johnny Flynn, tregon historinë e katër fëmijëve që mblidhen për të mbështetur nënën e tyre ndërsa shëndeti i saj përkeqësohet.
Kate tha se përvojën e saj si regjisor e ka parë si një sfidë, por nuk e ka penguar dëshira për të drejtuar përsëri në të ardhmen.