Celebrities Gossip Showbiz

Alarm për bombë në koncertin e Yll Limanit, policia nxjerr jashtë pjesëmarrësit!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Mbrëmjen e djeshme në Prishtinë ishte organizuar një performancë nga Ylli në një prej clubeve të  vendit me rastin e festave të flamurit. Një event, i cili u anulua për shkak të një alarmi të rremë për lëndë eksplozive në club e këtë na e ka treguar vetë Ylli me një postim në Instastory, ku ka zbuluar arsyen dhe duke kërkuar falje të gjithë personave që mezi po e prisnin dhe që kishin rezervuar dhe çdo gjë u anulua pasi alarmi i rremë detyroi stafin të nxirrte jashtë të gjithë pjesëmarrësit.

Sonte është festa më e madhe e krejt shqiptarëve. 28 Nëntori. Sonte kena pas me festu bashkë. Pikërisht sonte, pas një lajmërimi të rrejshëm për eksploziv, eventi është anuluar

Po ndihem teper keq për krejt juve që keni rezervuar, e jeni bërë gati për me dalë, krejt kjo për shkak të ligësisë së njerëzve që kushedi se si shikojnë për të përfituar prej veprimeve të tilla

Para pak ditësh Ylli ka publikuar këngën e tij më të re, e cila është një bashkëpunim me Sidarta dhe Ramoon dhe titullohet “Spliti”. Për këtë këngë Ylli është shprehur se është më e preferuara nga të gjitha realizimet në gjithë karrierën e tij. Ama duket se shumë shpejt artisti do të publikojë një tjetër projekt, i cili është përsëri një bashkëpunim me artisten Lira Blakaj.