Celebrities Gossip Music Showbiz

Albumi i ardhshëm i Enrique Iglesias do të jetë i fundit në karrierën e këngëtarit!

Këngëtari i njohur Enrique Iglesias ka treguar së fundmi se albumi i tij i ardhshëm do të jetë i fundit në karrierë. “Albumi ka përfunduar dhe do të dalë në shkurt. Ajo që unë dua të bëj është të xhiroj një ose dy video menjëherë përpara pjesës së dytë të turneut dhe ta publikoj atë”,-u shpreh artisti spanjoll. Enrique vazhdoi të përsëriste se albumi i ardhshëm ‘Final (Vol 2)”, në fakt do të jetë i fundit i tij. “Kam shumë vite që punoj në këtë album dhe pas këtij nuk do të bëj më albume”-vijoi Iglesias.

Që nga mesi i tetorit, Iglesias ka qenë në turne me yllin e muzikës pop Ricky Martin dhe Pitbull për “The Trilogy Tour”. Një muaj pas koncerteve, u njoftua se turneu po zgjatej me 18 shfaqje të reja që do të mbaheshin në vitin 2024. Treshja e yjeve janë të gjithë të njohur mirë me njëri-tjetrin pasi kanë ndarë skenën ndërsa ishin në turne së bashku. Ndërkaq, Iglesias ka këmbëngulur se nuk do të ndalojë së bëri muzikë. Ai premtoi se do të ketë projekte të reja. Ylli spanjoll tha se:

Nuk do të ndaloj kurrë së shkruari këngë sepse më pëlqen të shkruaj këngë, por do ta bëj në një mënyrë tjetër.

Enrique njihet gjerësisht si mbreti i muzikës pop latine. Ai është një këngëtar, producent dhe kompozitor spanjoll filipinas, i lindur më 8 maj 1975. Enrique Iglesias filloi karrierën e tij në mesin e viteve 1990 në një label meksikan të njohur si Fonovisa Records dhe u shfaq si artisti më i mirë spanjoll.

Iglesias iu bashkua me sukses tregut kryesor të SHBA-së dhe për fat, ai nënshkroi një marrëveshje shumë milionëshe të albumit me Universal Music Group me vlerë 68 milionë dollarë. Ai është një rekordmen për prodhimin e 27 këngëve në gjuhën spanjolle që u bënë numri një në Billboard Hot Latin Tracks. Iglesias njihet si artisti latin më i madh i të gjitha kohërave dhe është etiketuar si artisti i 14-të më i suksesshëm dhe më i mirë i klubit të vallëzimit nga Revista Billboard.