Art & Kulturë Celebrities Showbiz

Aleksia Peleshi zbulon më shumë mbi librin e saj të dytë me poezi “Flakë binjake”!

Aleksia Peleshi, bukuroshja 20-vjeçare që spikat me fotot dhe statuset e saj në Instagram prej pak kohësh ka botuar vëllimin me poezi “Flakë binjake”. Shkrimtare, blogere por edhe në role të vogla si aktore, Aleksia sjell librin e dytë, pas botimit të saj të parë “Epiphany”. Bukuroshja ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” për të folur më shumë mbi librin e saj të ri, por jo vetëm.

Përmbledhja e poezive në libër ka qenë ideja jote apo dikush të ka shtyrë e të ka ndihmuar? A ka qenë ky libër një dedikim?

Jo më… Ja kam lënë në dorë lexuesit që ta zgjedhë vetë si të dojë. Ishte ideja ime por që njerëzit me të cilët e kam biseduar si projekt, më kanë mbështetur.

Përse titulli “Flakë binjake”?

Nuk është siç mendoni ju (qesh). “Flakë binjake” është përkthimi i “Twin Flame”, është një term i ngjashëm me shpirtra binjakë. Janë dy shpirtra që lidhen menjëherë me njëri-tjetrin, kanë një lidhje shumë të veçantë, kuptohen vetëm me sy. Janë pasqyrim i njëri-tjetrit në njëfarë mënyre.

“Epiphany” ka ardhur i gjithi në anglisht, pse kjo zgjedhje?

“Epiphany” nuk filloi të shkruhej me qëllimin për t’u botuar si libër. Më duhej të bëja një projekt personal për në shkollë dhe ishte momenti që sa kisha zbuluar se mund të shkruaja poezi. E bëra për ta dorëzuar si projekt. Pastaj mendova pse mos ta publikoj.

Studion në degën “Digital Buisness, Design dhe Inovation”, në Universitetin e Barcelonës? Ku e sheh veten?

Nuk është një degë që e kam me shumë passion. Jam më e prirur tek artet, por e kam zgjedhur sepse është dega e së ardhmes. Mund të krijojë shumë mundësi pune në të ardhmen në çdo fushë.