Botë e Çuditshme Lifestyle

Alienët, studimi i fundit jep një shpjegim të ri!

Jeta e jashtëtokësorëve prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e shumë shkencëtarëve dhe mbarë opinionit publik, ku nuk kanë munguar as teoritë e ndryshme konspirative. Por, një studim i fundit ka dhënë një shpjegim të ri, ku shprehen se alienët nuk kanë tentuar asnjëherë të na kontaktojnë. Kjo sipas tyre shpjegohet me faktin se deri më tani nuk ka asnjë shenjë nga inteligjenca.

Në kuadër të zbulimit të këtij misteri, njerëzit i kanë dërguar sinjale të detektueshme nga hapësira në vitin 1930, por deri më tani nuk ka pasur asnjë mesazh mbrapsht. Shkencëtarët thanë se valët radiofonike janë dërguar deri në rreth 15 mijë yje larg në Rrugën e Qumështit, por nuk kanë marrë ende asnjë reagim.

Megjithatë, edhe pse asnjë shenjë nga jashtëtokësorët, shkencëtarët deklarojnë se nuk do të dorëzohen dhe shumë shpejt do të dërgojnë të tjera sinjale në drejtim të hapësirës, për të parë ndonjë reagim të mundshëm. Së fundmi, një 58-vjeçar pretendon se është rrëmbyer dhe luftuar 60 herë nga alienët dhe thotë se ka video për të mbështetur pretendimet e tij. Russ Kellett thotë se ai pati takimin e tij të parë me UFO-n në moshën 16-vjeçare.

Më kanë rrëmbyer të paktën 60 herë. Hera e parë ishte kur isha 16 vjeç kur po kthehesha në shtëpi me motorin tim. Kalova nëpër një tunel që nuk e kisha parë kurrë më parë dhe gjëja tjetër që dija, isha në një dentist, i rrethuar nga alienë 15 metra të gjatë që duken si Drakula pa dhëmbë të mprehtë.