Celebrities Gossip Showbiz

Alketa Vejsiu ka refuzuar disa oferta në Itali dhe kjo është arsyeja!

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të pëlqyera të televizionit prej shumë vitesh tanimë. Jo rrallëherë, prezantuesja bën ‘biseda online’ me ndjekësit duke zbuluar shumë detaje nga jeta e saj të cilat shpesh bëhen kryefjalë nëpër portale.

Së fundmi, me anë të një Ask-u të bërë në llogarinë e saj në Instagram, prezantuesja ka folur rreth karrierës dhe qëllimeve të saj në të ardhmen. E pyetur nga një ndjekës se cilat emisione është ftuar të drejtojë, por ka refuzuar ajo ka treguar se ka refuzuar një të tillë në Itali, duke treguar qartë se kush është synimi i saj.

Më ofruan të merrja pjesë në “Isola dei Famosi” në Itali si konkurrente para disa vitesh por unë synoja Sanremon dhe atë arrita! Më kanë propozuar rol si aktore në një film përsëri në Itali ku skenari nuk kishte lidhje me mua. Po të ishte një “La la Land” edhe mund ta mendoja. Në fakt kam synime të qarta: prodhim dhe drejtim formatesh televizive.

Krahas kësaj, Alketa ka zbuluar gjithashtu se është e infektuar nga Omicron dhe për momentin është e izoluar në shtëpinë e saj.

Si grip i lehtë, dhimbje fyti, kollë, pak debulesë! Më i lehtë se Covidi. Ndoshta ka ndihmuar dhe vaksinimi me dy doza dhe fakti që e kam kaluar një herë vjet Covidin. Tamponin nga hunda bëra unë.

Rikujtojmë se, para pak kohësh prezantuesja ka treguar se pikësynimi i saj i rradhës pas “Sanremo-s” është prezantimi i “Eurovision-it”. Teksa është pyetur nëse ka ndonjë ide për televizionin italian, ajo ka treguar:

Po më punon truri. Do të doja të prezantoja Eurovizionin, jo thjesht Sanremon. Në çdo vend të botës që do ta bënin do të doja shumë që Shqipëria të shkonte aty jo veç me këngë por edhe me fjalën, me një prezantuese.