Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Ana e “errët” e Kamala Harris që vetëm ish-punonjësit e saj e dinë!

Një ish-punonjëse, e cila ka punuar për Kamala Harris para se ajo të merrte zëvendëspresidencën, tha ajo tregohej shumë e keqe me stafin, shumë ndryshe nga imazhi që ka krijuar në botë. Ish-punonjësja tha se ndihmësit në zyrën e saj duhej të duronin një sasi të vazhdueshme kritikash që u shkaktonin edhe stres të vazhdueshëm emocional.

Kjo deklaratë vjen pas njoftimit të javës së kaluar se Symone Sanders, zëdhënësja kryesore e Harris, do të largohej së shpejti nga detyra e saj së bashku me largimet e pritshme të Peter Velz, drejtori i operacioneve të shtypit dhe Vince Evans, zëvendësdrejtori i Zyrës së Angazhimit Publik dhe Çështjeve Ndërqeveritare.

Këto lëvizje në zyrën e zëvendëspresidentit kanë shqetësuar disa demokratë për qëndrimin e saj në të ardhmen si një kandidate e mundshme presidenciale demokrate.  Disa ish-punonjës treguan për “The Post” disa shqetësime që ata patën ndërsa punonin për Harris vite më parë. Një nga çështjet kryesore që ngritën disa punonjës ishte refuzimi i Harris për të analizuar materialet informuese të paraqitura nga punonjësit, gjë që thuhet se nëse rezultonte që ajo të dukej e papërgatitur, përfundonte duke qortuar stafin.

Një ish-punonjës tha se:

Është e qartë se nuk po punoni me dikë që është e gatshme të bëjë përgatitjen dhe punën. Me Kamalën duhet të durosh një sasi konstante kritikash që shkaktojnë stres të madh dhe gjithashtu duhet të merresh me mungesën e vetëbesimit të saj. Kështu që vazhdimisht je duke mbështetur një bullizuese dhe nuk është vërtet e qartë pse.

Ish-ndihmësi i Harris, Gil Duran u largua nga zyra e saj në vitin 2013 pas pesë muajsh në rolin e tij kur ajo ishte Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë. Në një rubrikë të kohëve të fundit, Duran, tani redaktor i faqes editoriale për “The San Francisco Examiner”, shkroi se ishte e trishtueshme ta shikoje atë të përsëriste të njëjtat modele të vjetra shkatërruese.

Megjithatë, aleatët e Zv.presidentes amerikane shohin kritikën si pasojë e profilit të saj novator si femra e parë, e para me ngjyrë dhe e para indiano-amerikane që mori zëvendëspresidencën. Sean Clegg, një partner në konsulencën politike Bearstar Strategies, tha se Harris kishte një natyrë të vështirë, por nuk ishte abuzuese.