Tech

Android konfirmon versionin e ri të softuerit!

Një hap më afër lançimit të Android 15, Google zbulon versionin e dytë të softuerit të tij të sistemit operativ celular. Sipas postimit të Google, Android 15 po vazhdon punën për të ndërtuar një platformë që ndihmon në përmirësimin e produktivitetit duke dhënë veçori të reja dhe ato veçori mbulojnë lidhjen dhe sigurinë më të mirë dhe më shumë. Google ka përmirësuar mbështetjen për komunikimet satelitore, me elementë të rinj në ekran për të siguruar një përvojë të mirë nga përdoruesi kur lidhet me një satelit.

Mesazhimi satelitor i ngjashëm me atë që ofrojnë iPhone 14 dhe iPhone 15 mbështetet teknikisht në Android 14, por prodhuesit e telefonave Android nuk e kanë përdorur ende. Fakti që veçoria vazhdon të përmirësohet në pamjen paraprake të versionit të ri të softuerit Android 15 sugjeron që viti 2024 mund të jetë më në fund viti që ne e shohim të lancohet në një telefon të vërtetë, ndoshta Google Pixel 9 që del në 2024 dhe ndoshta dhe telefonat ekzistues Pixel. Kjo pamje paraprake e softuerit të ri lejon gjithashtu aplikacionet të dinë kur regjistrimi i ekranit është aktiv në një pajisje, gjë që do ta bëjë më të vështirë gjurmimin e aktiviteteve të Android.

Ai shtoi gjithashtu një mënyrë të re për të vendosur aplikacionet në ekranet e dyta, pra, ekranet e vegjël të mbështjellur në telefona si Samsung Galaxy Z Flip 5. Kjo do t’i bëjë ato ekrane më të dobishme dhe do t’i lejojë ata të kenë më shumë larmi aplikacionesh kur ekrani i kopertinës është aktiv. Për më tepër, në këtë version të fundit të Android 15 ka një kontroll më të mirë të volumit, i cili me sa duket do t’i ndihmojë përdoruesit të shmangin mospërputhjet e volumit midis aplikacioneve, kështu që nuk do t’ju duhet të kërkoni vazhdimisht për kontrollet. Rikujtojmë, se gjiganti teknologjik Samsung kishte ndaluar për një kohë përdorimin e çipave të tij Exynos, duke i zëvendësuar ata me Snapdragon të Qualcomm. Në përpjekje për të rikthyer çipat e saj, kompania Samsung, vetëm gjatë tre muajve të fundit të vitit 2023, ka pajisur me Exynos 13 milionë telefona.