Tech

Samsung do të përdor sërish çipat e tij Exynos, zbuloni arsyen pse!

Gjiganti teknologjik Samsung kishte ndaluar për një kohë përdorimin e çipave të tij Exynos, duke i zëvendësuar ata me Snapdragon të Qualcomm. Në përpjekje për të rikthyer çipat e saj, kompania Samsung, vetëm gjatë tre muajve të fundit të vitit 2023, ka pajisur me Exynos 13 milionë telefona.

Sipas mediave të huaja, Samsung ka shpenzuar 8.87 miliardë dollarë për blerjen e çipave të tjerë gjatë vitit 2023. Kështu që kompania beson se mund të ulë kostot e shpenzimeve dhe të rrisë fitimet nëse fillon t’i pajisë produktet me çipat e saj. Gjithashtu, ajo po planifikon të investojë para në Exynos për t’i bërë ata më konkurrues duke rritur performancën dhe efikasitetin e tyre. Bëhet e ditur se të fuqizuar me çipin Exynos janë edhe seria e fundit Galaxy S24 dhe Galaxy S24+ në të gjitha tregjet, përveç SHBA-së dhe Kinës.

Rikujtojmë, për ata që nuk e dinë se aplikacioni Health i Samsung ka ardhur me një veçorie të re. Përditësimi i ri për Health sjell një veçori shumë të dobishme të fokusuar në marrjen e ilaçeve dhe rimbushjen e furnizimeve. Përdoruesi mund të aktivizojë njoftimet për marrjen e barnave në një kohë të caktuar. Kur një ilaç i ri futet në aplikacion, është e mundur të regjistrohet forma dhe ngjyra e pilulës, informacioni nga doza e përshkruar dhe koha e saktë për të marrë ilaçin.

Mjeti i ri, i cili është bërë rival i aplikacionit GoodRx dhe Apple Medication, do të ofrojë informacion në lidhje me përdorimin e ilaçit dhe efektet anësore të mundshme, duke përfshirë paralajmërime për kundërindikacionet e mundshme. Samsung ka deklaruar se se informacioni në aplikacion bazohet në prova dhe përmbajtje të licencuara nga Elsevier, një kompani e specializuar në përmbajtje mjekësore.