Celebrities Showbiz

Anxhela Peristeri shkëlqen veshur me të kuqe në ceremoninë e hapjes në “Eurovision 2021”

Këtë vit Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë me këngën “Karma”. Në ceremoninë hyrëse këngëtarja është shfaqur me një fustan të gjatë të kuq që i dha asaj një pamje “mbretërore”.

Fustani është i punuar nga stilisti Valdrin Sahiti dhe arriti të tërhiqte vëmendjen e mediave turke.

Në një intervistë për “Wake Up”, Anxhela është shprehur se çdo gjë deri tani po shkon shumë mirë edhe pse ende është në ankth derisa të finalizohet.

Deri tani kanë shkuar mirë të dyja provat, kanë qenë shumë shumë mirë. Edhe tapeti kuq shkoi shumë mirë. Por, gjithmonë je me atë ankthin ‘obobo mos ndodhë kjo, mos ndodhë ajo’, derisa të mbarojë e gjitha. Unë personalisht kam shkuar, sepse doja ta jetoja këtë eksperiencë. Pasi fitova festivalin e këngës isha shumë e lumtur që do jetoja një eksperiencë të tillë. Ne jemi një vend i vogël dhe skena e Eurovisionit për ne është një arritje e madhe.

Anxhela do të ngjitet në skenën e Eurovizionit në 20 maj, natën e dytë dhe do të jetë e 11-ta në rradhë.