Celebrities Gossip Showbiz

Arbana me djemtë e saj… Pamjet më të bukura për ditën e sotme na i dha prezantuesja!

Arbana Osmani është padyshim një nga moderatoret më të dashura të publikut. Arbana ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi, teksa “Big Brother Vip Albania” theu çdo rekord të mundshëm. Jo vetëm ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kishin të gjithë vëmendjen rreth tyre, por edhe prezantuesja dhe moderatorja shumë e dashur gjithashtu.

Shpesh, prezantuesja ndan në rrjete sociale pamje nga jeta e saj e përditshme duke e kthyer Instagramin e saj në një ‘ditar digjital’. Së fundmi, pas angazhimit të saj në ‘BBV’ Arbana ka marrë një pauzë na televizione duke udhëtuar në vende të ndryshme me partnerin Eduart Grishaj dhe dy djemtë e saj.

Me postimin më të fundit teksa na ka zbuluar se ndodhet në Mykonos, bukuroshja ka ndarë me ne pamjet më të bukura që mund të shihnim sot.

Në Mykonos me djemtë e mi

Faktin se do të bëhet sërish mama na e bëri me dije vetë Arbana Osmani gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP”. Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë moderatorja, e cila u tregoi banorëve dhe publikut se është shtatzënë.

Kjo gjë padyshim ka shkaktuar dhe dyshimet e ndjekësve lidhur me rikthimin e saj në ekran. Ditën e sotme, Arbana ka komunikuar me ta duke zbuluar dhe një kuriozitet që besojmë ishte shumë i madh për të gjithë ne. Kur do ta shohim moderatoren përsëri në ekran? Në një ‘Ask’ të postuar në Instastory, Arbana është përgjigjur.