Celebrities Gossip Showbiz

Diçka speciale po vjen, çfarë po ‘gatuan’ Arbana Osmani?!

Arbana Osmani është padyshim një nga moderatoret më të dashura të publikut. Arbana ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi, teksa “Big Brother Vip Albania” theu çdo rekord të mundshëm. Jo vetëm ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kishin të gjithë vëmendjen rreth tyre, por edhe prezantuesja dhe moderatorja shumë e dashur gjithashtu.

Faktin se do të bëhet sërish mama na e bëri me dije vetë Arbana Osmani gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP”. Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë moderatorja, e cila u tregoi banorëve dhe publikut se është shtatzënë.

Kjo gjë padyshim ka shkaktuar dhe dyshimet e ndjekësve lidhur me rikthimin e saj në ekran. Ditën e sotme, Arbana ka komunikuar me ta duke zbuluar dhe një kuriozitet që besojmë ishte shumë i madh për të gjithë ne. Kur do ta shohim moderatoren përsëri në ekran? Në një ‘Ask’ të postuar në Instastory, Arbana është përgjigjur:

Në vjeshtë besoj,(uroj).

Vetëm pak çaste më parë, Arbana ka postuar një foto në InstaStory, që menjëherë ka marrë vëmendjen e fansave. Krahas postimit, ku ka etiketuar ‘make up artist’-in e njohur dhe shumë të talentuar Arbër Bytyqi, Arbana shkroi:

Këtë mëngjes me Arbër Bytyqin duke u bërë gati për të xhiruar diçka shumë speciale që do të dalë në muajin nëntor.

Deri më tani Arbana nuk ka zbuluar më shumë pas këtij postimi. Mesa duket do të na duhet të presim edhe pak për të zbuluar se për çfarë bëhet fjalë dhe çfarë surprize ka rezervuar moderatorja për ne.

Së fundmi, me anë të një “ask question” në Instagram, moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka treguar si po i shkon shtatzënia dhe ka shuar disa kuriozitete të tjera të ndjekësve. Arbana ka treguar se nga dita në ditë po shëndoshet dhe po kalon gjithë kohën e lirë të munguar me dy djemtë e saj. Ndërkaq, e pyetur se cili ka qenë moderatori i saj i preferuar kur ka qenë e vogël, Arbana ka shkruar emrin e Adi Krastës.