Celebrities Gossip Showbiz

Arbana Osmani bëhet shkak e trafikut të Tiranës për një arsye që nuk jua merr mendja!

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të talentuara në vendin tonë. Ajo ka prezantuar emisione që kanë bërë shumë zhurmë, një ndër të cilët veçojmë programin e suksesshëm që arriti të thyente çdo rekord Big Brother Vip. Pak orë më parë moderatorja ka postuar një video në Instagram, ku përqafon shoqen e saj të ngushtë Xhemi Shehu një tjetër moderatore e talentuar në Top Channel.

Ato shfaqen shumë të lumtura, pasi kishin një periudhë të gjatë që nuk takoheshin dhe këtë e ka bërë me dije Arbana e cila në video ka shkruar:

Kur ke një muaj pa takuar shoqen e ngushtë dhe nuk pret as të parkojë makinën.

Ato kanë shumë vite miqësi me njëra-tjetrën dhe sa herë që janë së bashku postojnë foto e video për fansat e tyre. Por mesa duket miqësia e tyre ka ndikuar edhe te djemtë e moderatoreve që janë shokë shumë të mirë me njëri-tjetrin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Xhemi Shehu për një kohë u shkëput nga ekrani, por ajo u rikthye përsëri në programin më të dashur të humorit, “Portokalli”, që transmetohet çdo të diel në Top Channel. Përveçse moderatore, Xhemin e kemi parë edhe aktore po në të njëjtin program. Po ju a keni një shoqëri kaq të pastër e të sinqertë sa e Arbanës dhe Xhemit?