Celebrities Gossip Showbiz

Arbenita Ismajli i injoroi lutjen për ribashkim, ja çfarë bëri Fero!

Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram.

Fero ka habitur të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale dhe kjo për faktin se ai i ka kërkuar publikisht falje gruas së tij. Ai gjithashtu i ka kërkuar që ajo të rikthehet tek ai pasi ka ndryshuar rrënjësisht dhe nuk është më ai i pari. Ama nga ana e Arbenitës nuk pati asnjë reagim në rrjete sociale për këtë dhe qëndron e vendosur në vendimin e saj për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre. Kjo është vërtetuar më shumë me faktin se Fero ka fshirë nga Instagrami postimin dedikuar Arbenitës, ku i lutet të kthehen bashkë.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit, në të cilën sipas fansave, modelja shfaqet e përlotur. Në foton e publikuar në “Instastory”, Arbenita shihet me një fytyrë pa makijazh ndërkohë që pas publikimit të fotos, një pjesë e mirë e ndjekësve i kanë dërguar mesazhe Arbenitës duke e pyetur për arsyen se pse ishte duke qarë.