Celebrities Film & Tv Showbiz

Arbër Hajdari parashikon tre konkurrentë të “BBV” që mund të shkojnë në finale: “Kiara ka hyrë për të gjetur dashurinë…”

Arbër Hajdari, opinionisti i “Big Brother VIP” ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në “Wake Up”. Ai ka diskutuar mbi lojën e banorëve dhe jo vetëm. Ai ka treguar gjithashtu dhe tre emrat e banorëve që mund të shkojnë në finale sipas tij.

Çfarë mendon për ata që po fitojnë famë duke shfrytëzuar Luizin?

Mbeshtëtesit real të Luizit janë njerëz që shohin tek ai batutën dhe nuk kanë interesa vetjake. Pjesa më e madhe hyjnë tek kjo kategori. Për mua modeli më i mirë i mbështetësve të Luizit jashtë, është Tani. Sepse ai nuk mundohet të shfrytëzojë audiencën e Luizit, madje kur Luizi e ka patur gabim brenda shtëpisë ai ka heshtur. Ndërsa për pjesën tjetër të njerëzve, fama e tyre do të jetë si tullumbac. Sepse është një famë që nuk është e jotja.

Kush mund të jenë finalistët?

Mendoj që është Luizi, Olta dhe së treti po them Qetsori.

Kiarën nuk e përmende…

Unë përmenda ata që duan ta fitojnë “Big Brother”. Kiara ka hyrë për të gjetur dashurinë. Ka nja një javë që ka filluar të luajë, ka marrë informacion dhe ka parë komentet e “Big Love” që 99% janë për Luizin dhe kur ka ndonjë koment Kiara edhe aty është Luizi.

Ke marrë komente negative nga ndjekësit apo kërcënime?

Kërcënime nuk do t’i quaja sepse janë virtuale. Nuk kam pasur dhe disa që kam parë nuk kanë qenë shqetësuese për mua. Ndërsa komente pozitive dhe që duan të debatojnë, unë në Instagramin debatoj por me ata që vrasin trurin që të mendojnë.

Kemi parë dhe shumë modele jo të mira që transmetohen në spektakël, njerëz që bullizojnë apo që bëjnë çdo gjë për hir të lojës. Si mundohesh t’i luftosh këto antivlera?

Kjo është një arsyet që kam marrë pjesë në “Big Brother VIP”. Kam marrë pjesë për të kundërshtuar këto modele. Nuk kam asgjë personale me banorët. Shoqëria ka mundësi të shikojë dhe modele të tjera brenda lojës. Unë kam kundërshtuar atë që kam menduar si pjesë të antivlerave. Kristin do ta veçoja, jo për ndonjë gjë të jashtëzakonshme por për diçka normale, duke e krahasuar me banorët e tjerë që në kuadër të lojës kanë dalë nga vetja.