Celebrities Showbiz

Arjola Demiri rrëfehet në “Wake Up”, jeta e saj në shtëpinë e re dhe projektet post “BBV”!

Aktorja Arjola Demiri ka qenë një ndër banoret më të përfolura në “Big Brother VIP”, jo vetëm për historinë e saj, por edhe për faktin që ia doli të jetë deri pranë finales. Ka kaluar më shumë se një muaj që nga finalja e madhe e “Big Brother”, por konkurentët e këtij edicioni vijonë të jenë “kreyfjala” e medieve të ndryshme.

Pas një heshtje të gjatë, Arjola është rrëfyer sot në “Wake Up” për të rejat më të fundit, si për shtëpinë e re që iu dhurua nga produksioni i “Big Brother VIP”, për “Portokalli” dhe ofertat apo projektet që ajo ka marrë deri më tani. Ajo tha se ka marrë oferta nga Kosova, ndërsa për shtëpinë e re, që fitoi nga qëndrimi në ‘reality show’, duke thënë se është në ndërtim e sipër.

Një rrugëtim i yti që padyshim ka lënë gjurmë dhe që je komentuar pafund. Tani teksa ke reflektuar a ka diçka që nuk do doje ta  kishe rrëfyer brenda shtëpisë apo ndonjë “peng” që do kishe dashur ta “bërtistje” edhe më fort?

Ka pasur situata shumë të forta që kanë ndikuar në psiqikën time, por nuk jam gati për të folur dhe janë gjëra të cilat i kemi thënë shumë herë. Jam shumë krenare për televizionin në të cilin punoj, për dhuratën, jam shumë falenderuese.

Lajm i mirë është që tashmë shtëpinë e dhuruar nga “BBV” e ke marrë. A e ke arreduar, të ka zënë “stresi” i shtëpisë së re?

Shtëpia është në ndërtim. E kam bërë projektin, në mendje i kam të gjitha detajet. Po vendosim për ngjyrën e kuzhinës dhe të dhomave.

Cilat janë ofertat e tjera që ke marrë post “BBV”, që ndoshta po i shqyrton ende?

Më të shumtat janë nga Kosova. Me Kosovën kam pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushtë, bëhet fjalë për dy emisione televizive, për serialin “Sha je be tu folën?” Besoj se këto janë mjaftueshëm në këtë moment. Jam shumë e lumtur padiskutim.

Po me banorët e tjerë si po shkon, me kë vijon të ruash marrëdhëniet apo që takohesh më shpesh?

Edhe me Ilirin e Monikën kam raport shumë të mirë. Dje kisha një rol me Monikën në “Portokalli”. Dalja ka qenë me rikuperim më të vështirë, por marrëdhënia me Monikën ka qenë ajo që ka qenë.