Aktualitet Sport

Armando Broja largohet nga Chelsea, mbetet në Premier League!

Orët e fundit të merkatos së dimrit në futbollin anglez do shohin si protagonist Armando Brojën.

Armando Broja me ekip të ri. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, e ka mbyllur për momentin me Chelsean, teksa do të vazhdojë sezonin tek Fulhami.

22-vjeçari po kryen testet mjekësore dhe pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi si futbollisti më i ri i Cottagers.

Drejtuesit e Fulhamit kanë arritur marrëveshjen me homologët e Chelseat për huazimin e Brojën deri në fund të sezonit.

Ora 19:13: “Armando Broja sapo ka mbërritur në klubin e Fullhem për vizitat mjekësore”, shpjegoi Romano gjatë emisionit të tij.

Ora 18:45: Gazetari i njohur i merkatos shpjegon se aktualisht Broja është duke shkuar për të kryer vizitat mjekësore te Fullhem. “Është një nga çështjet e rëndësishme të sotshme. Do kryejë vizitat mjekësore për të finalizuar huazimin për 4 milionë paund deri në fund të sezonit”.

 Ora 18:35: Fabricio Romano bën të ditur se është gjetur akordi mes palëve. “Fullham ka gjetur akordin me Çelsin për huazimin e tij për shumën deri në 4 milion paund. Do të kryejë sot vizitat mjekësore për të finalizuar marrëveshjen”.

Ora 18:26: “Një klub po insiston shumë për transferimin e tij. Është Fullhem, i cili është në garë me Ullvërhempton për lojtarin. Por nuk është e thjeshtë.

Çelsi ka kërkuar 5 milion paund sot, por klubet hezitojnë të paguajnë kaq shumë për huazimin deri në fund të sezonit. Bëni llogaritë, janë 5 milionë paund për 15 ndeshje që u mbeten deri në fund të sezonit, shpjegoi eksperti i merkatos.