Celebrities Showbiz

Arnold Schwarzenegger bën gjestin e mrekullueshëm për Krishtlindje, dhuron 25 shtëpi për të pastrehët!

Arnold Schwarzenegger ka dhuruar 250,000 dollarë për të siguruar 25 shtëpi të vogla për veteranët e luftës në Kaliforni. Njësitë e vogla të banimit me madhësi sa një dhomë me shtretër dhe ngrohje do të ndihmojnë ish-personelin ushtarak të largohet nga rrugët. Schwarzenegger shkroi në llogarinë e tij në Twitter:

Kjo është ajo rreth çfarë kanë të bëjnë Krishtlindjet. Të gjithë ju keni fuqinë të bëni diçka për dikë këtë sezon festash. Nuk ka pse të jetë diçka e madhe. Thjesht dhuroni disa minuta nga koha juaj për të ndihmuar dikë tjetër.

 

Që kur ai e bëri publik donacionin e tij, mediat e huaja raportojnë se dhjetëra persona kanë dhuruar për të njëjtën bamirësi, “Shtëpi për Veteranët”. Ish-guvernatori i Kalifornisë tha se kthimi i vazhdueshëm ndaj “këtij vendi që do të thotë gjithçka për të” e bën atë “të ndihet mirë”. Ai u shpreh se:

Jam në ekstazë, jam shumë i emocionuar, kjo është dhurata më e madhe. Ne i mblodhëm të gjithë së bashku dhe nuk kishte njeri që tha se nuk mund të bëhej.

Ndërkohë Schwarzenegger postoi gjithashtu një seri fotosh në llogarinë e tij në Instagram. Krahas tyre ai shkroi:

Sot festova herët Krishtlindjen. 25 shtëpitë që dhurova për veteranët e pastrehë u instaluan këtu në Los Angeles. Ishte fantastike të kalonim pak kohë me heronjtë tanë dhe t’i mirëpresim në shtëpitë e tyre të reja. Dua të falënderoj @villageforvets për rregullimin e shtëpive dhe që ka qenë një partner fantastik, @secvetaffairs, @amvetshq dhe të gjithë ata që punuan me ne dhe e bënë të mundur këtë. Ne dëshmuam se kur punojmë të gjithë së bashku, mund të zgjidhim çdo problem.