Auto & Moto

Arsyeja pse janë rritur çmimet e makinave të përdorura në Gjermani!

Në shtetin gjerman, çmimet e makinave të përdorura u rritën me pothuajse një të tretën brenda një viti. Të paktën kështu ka raportuar Agjencia e Analizës së Tregut DAT. Sipas analizës së DAT thuhet se:

Në prill, makina e zakonshme trevjeçare me motor benzine ishte 30.1% më e shtrenjtë se makinat e ngjashme në prill të vitit të kaluar. Mesatarisht, një makinë trevjeçare me motor benzine kushton 27.900 euro.

Makinat me motorë naftë janë rritur edhe më shumë, me 31.8%. Sipas analistëve, çmimet e makinave të përdorura po rriten për shkak të uljes së furnizimit me të reja. Kriza e koronavirusit ndikoi në mungesën e çipave dhe pjesëve të tjera për industrinë e automobilave, gjë që uli kapacitetin.

Në të njëjtën kohë, çmimet e makinave të reja janë rritur me 7% në tre vitet e fundit. Rritja e ndjeshme e çmimeve të makinave të përdorura nuk vlen vetëm për makinat deri në tre vjet, por edhe për modelet më të vjetra. Një zëdhënës i DAT tha se:

Kur oferta është e kufizuar, kërkesa për modelet e vjetra rritet dhe kjo sigurisht rrit çmimin.

Debati i zhvilluar në Gjermani në prag të krizës së koronavirusit, i cili parashikonte edhe ndalimin e pjesshëm të makinave me naftë, nuk ndikon më në uljen e kërkesës për këto automjete, e cila ra në sy në mes të atij debati. Sipas të dhënave të DAT-it, por edhe portalit më të madh të internetit për makinat e përdorura “mobile.de”, ka kërkesë për “dizel” të përdorur, sidomos për ato me motorë më të fortë.