Lifestyle Love & Sex

Arsyet që ndikojnë që burrat të priren të krijojnë lidhje me gra më të reja në moshë!

Nuk është çudi kur shohim burra në moshë që shoqërohen me gra më të reja me synimin për të dalë në takim me to apo për të krijuar një lidhje. Është një besim popullor që burrat më të mëdhenj preferojnë të dalin me gra që janë më të reja për ta, në mënyrë që t’u kujtohet koha e tyre e ëmbël e rinisë. Ka besime të tjera se nëse një burrë është në lidhje me një grua më të re, ai mund të jetë duke kaluar një krizë të moshës së mesme dhe për këtë arsye, për t’u ndjerë mirë, ai del me dikë që ka një qasje më të freskët ndaj jetës. Më poshtë ju tregojmë disa arsye pse meshkujt priren të dalin me femra më të reja.

Qasja e shkujdesur për jetën

Burrat në moshë preferojnë të jenë me femra më të reja, sepse këto të fundit kanë një qëndrim të freskët, unik dhe më të shkujdesur ndaj jetës që mund t’i bëjë meshkujt të ndihen më pak të stresuar ose të shqetësuar. Teksa meshkujt rriten, ata duhet të përballen me një sërë problemesh dhe në mes të kësaj, nëse ndihen të lehtësuar me shaka rinore, atëherë shkojnë pas tyre.

Ata nuk duan t’u kërkojnë llogari

Kur njerëzit rriten, ata bëhen shumë më të sigurt, të drejtpërdrejtë dhe të hapur. Burrat e mëdhenj në moshë dalin me gra më të reja sepse këto të fundit zakonisht nuk u kërkojnë llogari për zakonet e tyre, në krahasim me atë që bëjnë përgjithësisht gratë në moshë. Burrat e mëdhenj në moshë nuk duan të përballen me problemet e tyre.

Kujtim i rinisë

Me kalimin e kohës, të gjithë duan të ndihen më të rinj. Edhe pse mosha ose shëndeti i dikujt mund të tregojnë të kundërtën, njerëzit kërkojnë gjëra që mund t’i bëjnë të ndihen të rinj. Pra atyre u pëlqen të jenë me vajza të reja plot jetë, në mënyrë që të shijojnë edhe një herë ëmbëlsinë e rinisë.

Ndërtimi i lidhjes

Në përgjithësi, vajzat e rejat kërkojnë të ndërtojnë lidhje të forta, së bashku me karrierën e tyre, ndërsa djemtë e rinj janë të përqendruar që qëllimi i jetës së tyre të jetë domethënës. Me kalimin e kohës, burrat e mëdhenj e kuptojnë se duhet të përqendrohen më shpesh te familja e tyre dhe të ndërtojnë lidhje. Kjo është pika kur të rejat dhe burrat në moshë gjejnë një nivel ngjashmërie që i tërheq ata me njëri-tjetrin.

Intimiteti seksual

Burrat e mëdhenj janë të bindur se gratë e reja janë të mahnitshme në shtrat. Ata mendojnë se këto gra do të jenë në gjendje të shijojnë seksin me gjithë zemër, me bonusin shtesë të fleksibilitetit dhe spontanitetit më të madh, në krahasim me gratë në moshë.

Është mjaft i madh numri i grave që duan ta shpenzojnë jetën me burra shumë më të mëdhenj në moshë sesa ato. Madje, ka edhe një term të veçantë që është krijuar për këtë lloj lidhje, romanca ‘Maj-Dhjetor’. Mund t’ju duket mjaft romantike, por shumë njerëz i shohin çuditshëm çiftet që dallojnë shumë në moshë. Kjo për shkak se ata nuk e kuptojnë që ka arsye shumë të mëdha se përse femrat joshen nga meshkujt e tillë. Zbulojini në këtë link…