Celebrities Music Showbiz

“Ata e dinë tashmë se kush jam”, Paul McCartney refuzon të japë autografe!

Paul McCartney nuk dëshiron më të japë autografe, duke ndjekur kështu hapat e anëtarit tjetër të “The Beatles”, Ringo Starr, i cili tha në vitin 2008 se nuk do të jepte autografe për shkak të axhendës së ngjeshur.

Po ju paralajmëroj me paqe dhe dashuri. Kam shumë për të bërë, kështu që nuk ka më mesazhe për fansat”, tha Starr, 81 vjeç, në atë kohë. “Dhe asnjë objekt për t’u nënshkruar. Asgjë! Gjithsesi, paqe dhe dashuri, paqe dhe dashuri.

E gjitha kjo për një arsye të thjeshtë. Sipas tij, gjithçka që na nevojitet është dashuria dhe jo autografet. 79-vjeçari zbuloi në një intervistë të fundit me “Reader’s Digest” se nuk i pëlqen më të bëjë selfie apo të firmosë autografe për fansat, sepse i duket shumë e çuditshme, pasi të gjithë e dinë se kush është ai. Muzikanti pranon se ai është i lumtur të flasë me fansat, por ai nuk e kupton pse njerëzit kanë nevojë për autografin e tij.

Ajo që keni zakonisht është një foto me një sfond të dobët dhe unë dukem paksa i mjerë. Le të bisedojmë, le të shkëmbejmë histori.

McCartney do të publikojë një libër me komente mbi tekstet e këngëve të tij muajin e ardhshëm, të redaktuar nga poeti irlandez Paul Muldoon, që përfshin edhe këngët të shkruara për “The Beatles”. Duket se kjo nuk është hera e parë që vokalisti përfshihet në letërsi. Më parë ai ka zbuluar dhe pasionin që ka për librat.

Rikujtojmë se, shumë fansa të grupit të famshëm “The Beatles”, ia vunë fajin vokalistit Paul McCartney kur grupi muzikor u shpërbë në vitin 1970. Megjithatë, më shumë se gjysmë shekulli më vonë, McCartney ka zbuluar se ishte në fakt, John Lennon ai që nxiti ndarjen e “The Beatles”. McCartney e përshkroi ndarjen si periudhën më të vështirë të jetës dhe tha se mund të kishte imagjinuar që “The Beatles” të vazhdonte më gjatë nëse Lennon nuk do të kishte nxitur ndarjen.